Franca rekomandoi sot që të rriturit të merrnin një dozë përforcuese antiCovid-19 tre muaj pas vaksinimit fillestar, duke reduktuar udhëzimin prej pesë muajsh.
Rekomandimi është publikuar nga autoriteti shëndetësor HAS i vendit, i cili këshillon qeverinë në luftën kundër Covid-19.
Kjo vjen pasi rastet po rriten në Francë gjatë periudhës së Krishtlindjeve për shkak të variantit të ri që po përhapet më shpejt se çdo variant tjetër i parë deri më tani.
Autoriteti shëndetësor justifikoi shkurtimin në tre muaj duke cituar studime që tregojnë se vaksinat janë 80 për qind efektive për një deri në dy muaj kundër variantit Omicron, por e humbasin efektivitetin e tyre më shpejt sesa me variantet e mëparshme./UBTNews/