Franca ka dënuar sulmet ruse në infrastrukturën civile ukrainase dhe tha se ato mund të përbëjnë krime lufte.
“Këto sulme kanë synuar sërish qëllimisht infrastrukturën civile, duke ndikuar në furnizimin me energji elektrike të shtëpive në Ukrainë”, tha një zëdhënëse e ministrisë së jashtme franceze.
“Këto sulme kundër objektivave civile mund të përbëjnë krime lufte për të cilat autorët do të mbahen përgjegjës”, shtoi ajo./UBTNews/