Lufta kundër inflacionit është prioriteti më i madh, tha të hënën ministri i financave i Francës, teksa dorëzoi buxhetin për vitin 2023, i cili i nënshtrohet asaj që ai e quajti ‘pasiguri e paprecedentë’ për shkak të pasojave nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
“Sfida më e rëndësishme dhe më urgjente për Francën dhe vendet e tjera evropiane është të ulin presionin e inflacionit”, u tha gazetarëve ministri i Financave, Bruno Le Maire teksa prezantoi projektligjin e buxhetit të vitit 2023.
Ministria tha se ka buxhetuar 45 miliardë euro (43.6 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm për të kufizuar rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në 15%, megjithëse taksat speciale për kompanitë e energjisë pritej të sillnin koston neto në 12 miliardë euro./UBTNews/