UBT News

Franca thotë se Bjellorusia mund të përballet me më shumë sanksione nëse përfshihet edhe më tej në luftë

Bjellorusia mund të përballet me më shumë sanksione nëse përfshihet gjithnjë e më shumë në konfliktin e Ukrainës, tha ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna.

Paralajmërimi erdhi një ditë pasi presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se ka urdhëruar trupat të vendosen krah forcave ruse pranë Ukrainës, në përgjigje të asaj që ai tha se është një kërcënim i qartë për Bjellorusinë nga Kievi dhe mbështetësit e saj në Perëndim./UBTNews/

Exit mobile version