UBT News

Franca thotë se BE-ja do të miratojë sanksione kundër Hamasit të hënën

Bashkimi Evropian (BE) do të miratojë sanksione të hënën kundër Hamasit në përgjigje të sulmit vdekjeprurës që nisi grupi palestinez më 7 tetor ndaj Izraelit, ka njoftuar ministria e jashtme franceze.

Brukseli do të miratojë “një regjim sanksionesh kundër Hamasit”, u tha gazetarëve zëdhënësja e ministrisë së jashtme franceze, Christophe Lemoine. Ajo njoftoi se sanksionet do të jenë ndaj individëve dhe transfertave të fondeve./UBTNews/

Exit mobile version