Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne thotë se vendi i tij nuk e mbështet padinë e ngritur nga Afrika e Jugut në gjykatën e lartë të OKB-së përmes së cilës akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza.
“Akuzimi i shtetit hebre për gjenocid kalon pragun moral. Nocioni i gjenocidit nuk mund të shfrytëzohet për qëllime politike”, tha Stephane Sejourne në parlament.
Afrika e Jugut ka nisur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke argumentuar javën e kaluar se Izraeli ka shkelur Konventën e OKB-së për gjenocid, e cila u nënshkrua në vitin 1948./UBTNews/