UBT News

Franca tërhiqet nga baza e vetme ushtarake në Bregun e Fildishtë

Franca u tërhoq nga baza e saj e vetme ushtarake në Bregun e Fildishtë, në Afrikën Perëndimore.

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të çmontimit dhe mbylljes së bazës, njoftuan mediat lokale.

Bregu i Fildishtë, një ish-koloni franceze, do të vazhdojë bashkëpunimin me Francën në nivel ushtarak, siç ishte paralajmëruar më parë nga ministri i Mbrojtjes i vendit, Tene Birahima Ouattara.

Kampi ushtarak Port-Bouet, zyrtarisht kampi i 43-të i batalionit të këmbësorisë detare BIMA i vendosur pranë ish-kryeqytetit Abidjan, do të riemërohet sipas kreut të parë Shtatmadhorisë së Bregut të Fildishtë, Thomas d’Aquin Ouattara.

Prezenca ushtarake e Francës në Afrikë ka qenë në rënie të vazhdueshme vitet e fundit, pasi disa vende në rajon, duke përfshirë Çadin, Malin, Nigerin dhe Burkina Fason, dëbuan forcat e ish-fuqisë kolonialiste.

Trupat franceze aktualisht mbeten në Xhibuti dhe Gabon, dy vende që nuk kanë sinjalizuar ndryshime në marrëveshjet me Parisin për praninë e tij ushtarake.

Exit mobile version