Franca shtrëngoi masat antiCOVID mes shqetësimeve për përhapjen e variantit Omicron. Nga 3 janari, puna nga shtëpia do të bëhet e detyrueshme (për ata që kanë mundësi) dhe tubimet publike do të limitohen me 2 mijë persona.
Masat e reja vijnë pasi vendi regjistroi më shumë se 100 mijë infeksione të reja të shtunën – shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë në vend. Megjithëkëtë kryeministri nuk ndërmori masa për festën e Vitit të Ri.
Vendet e Evropës po i shtrëngojnë masat me rritjen e infeksioneve dhe me shpërndarjen e variantit Omicron në kontinent.
Kryeministri francez, Jean Castex u tha gazetarëve se pandemia është “sikurse një film pa fund” ndërsa ai bëri të ditura masat e reja në një konferencë shtypi.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran tha se infeksionet e koronavirusit po dyfishohen çdo dy ditë, duke paralajmëruar një “megavalë” të rasteve të reja./UBTNews