Franca është shteti i parë në Evropë që ka 2 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, pavarësisht izolimit kombëtar që filloi nga 30 tetori dhe që ka çuar në një rënie të mprehtë të infeksioneve të reja.
Në nivel botëror, 1.3 milion njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 55 milionë janë infektuar qysh prej kur u paraqit rasti i parë në Kinë në dhjetor.
Të martën në Francë u raportuan 437 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19./UBTNews