Franca shpreson të dorëzojë tanke të lehta luftarake ‘AMX 10-RC’ në Ukrainë brenda dy muajsh, tha në një deklaratë të premten ministri francez i Forcave të Armatosura, Sebastien Lecornu.
Lecornu zhvilloi një bisedë telefonike më 12 janar me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov, në të cilën ai përsëriti mbështetjen e përgjithshme të Francës për Ukrainën./UBTNews/