UBT News

Franca sanksionon shefin e Hamasit në Gaza

Franca ia ka ngrirë asetet Yahya Sinwarit, liderit të Hamasit në Gaza, sipas një dekreti të botuar në revistën zyrtare të vendit.

Muajin e kaluar, Franca vendosi sanksione në nivel kombëtar ndaj komandantëve ushtarakë Mohammed Deif dhe zëvendësit të tij, Marwan Issa.

Diplomatët francezë kanë thënë se po punojnë me partnerët për të vendosur sanksione ndaj anëtarëve të Hamasit dhe rrjetit financiar të grupit në nivel të Bashkimit Evropian./UBTNews/

Exit mobile version