Ministria e Jashtme franceze tha të enjten se kishte riatdhesuar dhjetëra gra dhe fëmijë nga kampet e drejtuara nga kurdët në Sirinë verilindore. Riatdhesimi është më i madhi në muajt e fundit.
Një javë më parë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që Franca të rishqyrtojë kërkesat për riatdhesim nga dy gra të ndaluara në Siri.
Çfarë do të ndodhë me të riatdhesuarit?
Ministria tha se ka riatdhesuar 40 fëmijë dhe 15 gra nga kampet siriane që mbanin anëtarë të familjeve të dyshuar se i përkisnin të ashtuquajturit grupi terrorist “Shteti Islamik” (IS).
“Të miturit janë transferuar në shërbimet e ndihmës së fëmijëve, kurse të rriturit janë dorëzuar në organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Franca falënderoi autoritetet lokale për bashkëpunimin e tyre falë të cilit u bë i mundur ky operacion./UBTNews/