UBT News

Franca riatdheson 35 fëmijë dhe 16 nëna nga kampet e Sirisë

Franca ka riatdhesuar 35 fëmijë dhe 16 nëna nga kampet në Siri, ku janë mbajtur anëtarët e familjeve të xhihadistëve të dyshuar të Shtetit Islamik, tha të martën Ministria e Jashtme.

“Franca ka ndërmarrë sot kthimin në vend të 35 të miturve francezë që ndodheshin në kampe në verilindje të Sirisë. Në këtë operacion u kthyen gjithashtu edhe 16 nëna nga të njëjtat kampe”, thuhet në një deklaratë.

Të miturit janë dorëzuar në shërbimin e mirëqenies së fëmijëve dhe do të monitorohen nga ana mjekësore, thuhet në deklaratë. Nënat i janë dorëzuar organeve kompetente gjyqësore.

Ministria e Jashtme franceze falënderoi autoritetet lokale në Sirinë verilindore për bashkëpunimin e tyre falë të cilit u bë i mundur ky operacion./UBTNews/

Exit mobile version