Franca riatdhesoi 15 gra dhe 32 fëmijë të mbajtur në kampet e burgjeve xhihadiste në verilindje të Sirisë, tha sot ministria e jashtme franceze.
“Të miturit iu dorëzuan shërbimeve në ngarkim të asistencës së fëmijëve dhe do t’i nënshtrohen monitorimit mjekësor dhe social”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministria shtoi se “të rriturit janë dorëzuar në organet kompetente gjyqësore”.
Gjatë dekadës së kaluar, mijëra ekstremistë në Evropë udhëtuan në Siri për t’u bërë luftëtarë me grupin e Shtetit Islamik (IS), shpesh duke marrë familjet e tyre për të jetuar në “kalifatin” e vetëshpallur që ai ngriti në territoret e pushtuara në Irak dhe Siri, përcjell UBT News.
Që prej rënies së “kalifatit” në vitin 2019, kthimi i anëtarëve të familjeve të luftëtarëve që u kapën ose u vranë ka qenë një çështje e mprehtë për vendet evropiane.
Kthimi i njoftuar të martën — i cili u krye për shkak të presionit nga organizatat humanitare — është riatdhesimi i tretë në shkallë të gjerë i Francës.
E para ishte në tetor të vitit të kaluar, kur Parisi riatdhesoi 15 gra dhe 40 fëmijë, dhe në korrik, kur u kthyen 16 nëna dhe 35 të mitur./UBTNews/