Mbi 1 mijë e 500 incidente antisemitike janë regjistruar në Francë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, konfirmoi Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.
Kjo është një rritje më shumë se trefish krahasuar me të gjithë vitin 2022, kur u regjistruan 436 akte apo vërejtje antisemitike.
Darmanin tha se janë regjistruar edhe incidente antimyslimane, “porse ato nuk janë në shkallën e antisemitizmit”. Sipas tij, disa xhami kanë regjistruar edhe akte të dhunës./UBTNews/