UBT News

Franca pritet ta njohë sot Palestinën

Franca pritet që ta njohë sot shtetin e Palestinës, sipas sekretarit të parë të partisë socialiste, njëherësh deputeti, Oliver Faure, pasi i njëjti kishte përmendur datën e 22 shtatorit.

Ai ka kërkuar që kur Franca më në fund do ta njohë shtetin e Palestinës, të ngritet flamuri palestinez nëpër komunat e Francës.

Por, ngritjen e flamurit nëpër komuna, e ka kundërshtuar Ministria e Brendshme.

Megjithatë, deputeti Faure ka thënë se pavarësisht tendencës që ministri i Brendshëm në largim po përpiqet t’i ndjekë penalisht kryebashkiakët që do të ndërmerrnin nismën për të lyer godinat e komunave me ngjyrat e Shtetit të Palestinës, i bëri thirrje Emmanuel Macronit, që Franca të jetë e qëndrueshme me qëndrimin që do të shpallë sot përpara komunitetit ndërkombëtar./S.K/EO/

Exit mobile version