Franca të enjten u zotua të japë 12 milionë euro për sirianët e prekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë të hënën, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme.
Ndihma do të shkojë përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave joqeveritare “që punojnë drejtpërdrejt me popullsinë e prekur në të gjitha zonat e goditura nga tërmeti”, thuhet në deklaratë.
Premtimi do të përfshijë 5 milionë euro për Kombet e Bashkuara dhe 5 milionë euro të tjera për organizatat joqeveritare franceze dhe ndërkombëtare “që punojnë në përgjigjet emergjente në sektorët e shëndetësisë, strehimit, ujit, higjienës dhe kanalizimeve”.
Ministria e Jashtme tha se 2 milionë euro të mbetura janë “duke konsideruar” për ndihmë ushqimore./UBTNews/