Franca po planifikon t’i lehtësojë masat nga fillimi i muajit maj, pas rënies së infeksionit. Aktualisht kufizimi i lëvizjes në këtë vend është nga ora 18:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, por nga data 2 maj pritet lehtësimi i masave.
Presidenti Emmanuel Macron do të lejojë hapjen e kinemave, restorantet do t’u shërbejnë klientëve vetëm jashtë, teatrot dhe muzetë do t’i mirëpresin vizitorët me kapacitet të limituar, duke filluar nga mesi i majit.
Macron po mban sot një takim me ministrat për të vlerësuar masat e qeverisë për të luftuar përhapjen e virusit dhe mënyrën më të mirë për të lehtësuar kufizimet në mënyrë të sigurt.
Franca ka mbi 5.3 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 102 mijë raste të vdekjes./UBTNews