Franca ka pezulluar një plan për të pranuar 3 mijë e 500 refugjatë në Itali, pasi Roma ia ndaloi zbarkimin një anijeje shpëtimi emigrantësh në brigjet e saj.
Tensionet mes dy fqinjëve janë përshkallëzuar pasi qeveria e re e Italisë ndaloi anijen Ocean Viking me 230 emigrantë të ankorohej.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin e denoncoi “sjelljen e papranueshme” të Italisë. Ai tha se anijes do t’i lejohet të ankorohet të premten në portin e Toulon.
Italia nuk iu përgjigj menjëherë njoftimit, por organizata bamirëse që drejton varkën, SOS Méditerranée, tha se u lehtësua nga vendimi francez dhe shprehu shqetësimin që për tri javë ata që ishin në bord janë zhgënjyer nga “dështimi dramatik i Evropës”./UBTNews/