Kryeministri francez, Gabriel Attal ka thënë se po zbaton kontrolle mbi produktet ushqimore të huaja për të garantuar “konkurrencë të ndershme” pas protestave të fermerëve.
Attal u tha ligjvënësve se “qëllimi dihet: garantimi i konkurrencës së ndershme, veçanërisht në mënyrë që rregulloret që po zbatohen për fermerët të respektohen edhe nga produktet e huaja”.
Ai tha se shitësit me pakicë të ushqimeve që nuk respektojnë ligjin, i cili synon synon të sigurojë të ardhura të barabarta për fermerët, do të gjobiten.
“Ne duhet të dëgjojmë fermerët, të cilët janë duke punuar dhe janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe jetesën e tyre”, tha Attal./UBTNews/