UBT News

Franca njofton 5 milionë euro ndihmë për Marokun

Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna njoftoi se do të japë 5 milionë euro (5.4 milionë dollarë) ndihmë për organizatat joqeveritare që aktualisht marrin pjesë në operacionet e ndihmës në Marok pas tërmetit.

Colonna i tha rrjetit televiziv BFMTV se “Maroku është një vend sovran dhe i takon atij të organizojë operacione ndihmash”, teksa shtoi se Rabat “nuk ka refuzuar asnjë ndihmë”, veçanërisht nga Parisi./UBTNews/

Exit mobile version