UBT News

Franca nis hetimet pasi një iranian vdiq në Lion

Autoritetet franceze nisën hetimet për vdekjen e një burri iranian në qytetin juglindor të Lionit, duke e cilësuar si vetëvrasje. Ai shkroi në rrjete sociale se do të vriste veten për të tërhequr vëmendje nga shtypjes së protestave në Iran.

Mohammad Moradi, 38 vjeç, u gjet në lumin Rhone që rrjedh përmes qendrës së Lionit të hënën mbrëma, i tha AFP-së një burim nga policia, i cili kërkoi të mbetet anonim. Shërbimet e urgjencës ndërhynë, por nuk arritën ta shpëtonin atë.

Moradi publikoi një video në Instagram duke thënë se ishte gati të kryente vetëvrasje për të tërhequr vëmendje nga shtypja e protestuesve në Iran që nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, 22 vjeç, pas arrestimit të saj në Teheran nën dyshimet për shkeljen e kodit të rreptë të veshjes për gratë.

“Kur ta shihni këtë video, unë do të jem i vdekur”, tha Moradi në gjuhën frënge.

Prokurorët e Lionit thanë se kishin nisur një hetim për të “verifikuar teorinë e vetëvrasjes, veçanërisht në funksion të mesazheve të postuara nga personi në fjalë në rrjetet sociale që njoftonin “qëllimin e tij” për t’i marrë jetën vetes./UBTNews/

Exit mobile version