UBT News

Franca ngushton listën presidenciale me 12 kandidatë zyrtarë

Organi më i lartë kushtetues i Francës ka publikuar listën zyrtare të 12 kandidatëve presidencialë që kanë plotësuar kërkesat për të garuar në zgjedhjet me dy raunde të 10 dhe 24 prillit, përcjell UBT News.

Të 12 kandidatët arritën të mbledhin 500 miratimet nga zyrtarët e zgjedhur francezë – të nevojshëm për të konfirmuar regjistrimin e tyre nga Këshilli Kushtetues.

Sondazhet tregojnë se presidenti Emmanuel Macron, i zgjedhur në vitin 2017, është favoriti për të dalë në krye në balotazhin e raundit të dytë më 24 prill, pasi deklaroi zyrtarisht kandidaturën e tij javën e kaluar.

Lista presidenciale përfshin:

  • Emmanuel Macron
  • Valérie Pécresse
  • Marine Le Pen
  • Éric Zemmour
  • Nicolas Dupont-Aignan
  • Anne Hidalgo
  • Yannick Jadot
  • Jean-Luc Mélenchon
  • Fabien Roussel
  • Philippe Poutou
  • Nathalie Arthaud
  • Jean Lassalle

Exit mobile version