UBT News

Franca nënshkruan marrëveshje ‘historike’ me Emiratet Arabe për shitjen e 80 avionëve luftarakë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje për 80 avionë luftarakë Rafale të prodhimit francez, porosia më e madhe ndërkombëtare e bërë ndonjëherë për avionët luftarakë, thanë zyrtarët të premten gjatë një vizite të presidentit francez Emmanuel Macron.

Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga klientët më të mëdhenj sa i përket industrisë franceze të mbrojtjes, ranë gjithashtu dakord të blejnë 12 helikopterë transporti ushtarak Caracal, tha presidenca franceze në një deklaratë.

“Ky është një rezultat i partneritetit strategjik midis dy vendeve, duke konsoliduar kapacitetin e tyre për të vepruar së bashku për autonominë dhe sigurinë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Franca tha se marrëveshja për avionët dhe helikopterët kap vlerën e rreth 17 miliardë euro.

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, e quajti marrëveshjen “historike” në një postim në Twitter dhe tha se ajo kontribuoi “drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal”./UBTNews/

Exit mobile version