Franca urdhëroi kompaninë Apple të martën të tërhiqte iPhone 12 nga shitja pasi testet zbuluan se modeli po prodhonte nivele rrezatimi që tejkalonin pragjet rregullatore.
“Reklamimi i iPhone 12 është ndalur në Francë derisa kompania Apple të ofrojë një përditësim për të gjitha pajisjet e prekura”, tha Ministri për Tranzicionin Dixhital dhe Telekomunikacionin Jean-Noel Barrot në X.
Barrot i kërkoi Agjencisë Kombëtare të Frekuencave (ANFR), mbikëqyrjen e rrezatimit të Francës, dhe të “mobilizojë plotësisht agjentët e saj për të siguruar që ky ndalim të respektohet”.
Më herët, ANFR tha në një deklaratë se kohët e fundit ka kontrolluar Normat Specifike të Përthithjes (SAR) të 141 telefonave, përfshirë iPhone 12. SAR përcakton sasinë e energjisë së bartur nga valët elektromagnetike dhe të përthithur nga trupi i njeriut.
Duke vënë në dukje se një tejkalim i kufirit SAR u vu re me iPhone 12, ANFR i kërkoi kompanisë Apple të zbatojë të gjitha mjetet e disponueshme për të korrigjuar me shpejtësi këtë keqfunksionim.
“Në rast të dështimit të kësaj, kompanisë Apple do t’i kërkohet të tërheqë çdo njësi të shitur tashmë”, shtoi ai.
Në Evropë, kur një telefon mbahet në dorë ose në xhepin e pantallonave, ai duhet të ketë një nivel rrezatimi prej 4 vat për kilogram, ndërsa ANFR zbuloi se kjo sasi ishte 5.74 W/kg në iPhone 12./AA/