UBT News

Franca miraton vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç

Rregullatori shëndetësor i Francës, Haute Autorite de Sante (HAS) ka miratuar sot vaksinën Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit për të gjithë fëmijët e moshës 5-11 vjeç, përcjell UBT News.

Se vaksina ka deklaruar efikasitet të lartë tek fëmijët e pohoi edhe Lise Alter, një nga mjeket e ngarkuara me vlerësimin e rrezikut të barnave të reja.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha javën e kaluar se ishte pro vaksinimit të fëmijëve, por shtoi se ky duhet të mbetet një vendim i prindërve.

Që kur Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e vaksinës me dozë më të ulët të Pfizer-BioNTech për grupmoshat 5-11 vjeç muajin e kaluar, disa vende në BE kanë filluar vaksinimin e fëmijëve të asaj grupmoshe./UBTNews/

Exit mobile version