UBT News

Franca miraton ligjin që kërkon pëlqimin e prindërve për praninë e të miturve në mediat sociale

Legjislacioni është pjesë e një sërë lëvizjesh të fundit nga qeveria për të reduktuar kohën e fëmijëve para ekranit dhe për t’i mbrojtur ata nga bullizmi në internet dhe krime të tjera.

Ligji do të “zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha ligjvënësve ministri i Tranzicionit Dixhital, Jean-Noel Barrot.

Por data e saktë që ligji i verifikimit të moshës do të hyjë në fuqi mbetet i paqartë, pasi nuk u caktua një datë specifike dhe Komisioni Evropian ende nuk e ka kontrolluar nëse është në përputhje me ligjin e BE-së.

Shqetësimet e ligjvënësve varionin nga pornografia tek sulmet kibernetike, standardet e paarritshme të bukurisë dhe natyra tërheqëse e vëmendjes e platformave, të cilat përbëjnë një rrezik të veçantë për të rinjtë./UBTNews/

Exit mobile version