Legjislacioni është pjesë e një sërë lëvizjesh të fundit nga qeveria për të reduktuar kohën e fëmijëve para ekranit dhe për t’i mbrojtur ata nga bullizmi në internet dhe krime të tjera.
Ligji do të “zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha ligjvënësve ministri i Tranzicionit Dixhital, Jean-Noel Barrot.
Por data e saktë që ligji i verifikimit të moshës do të hyjë në fuqi mbetet i paqartë, pasi nuk u caktua një datë specifike dhe Komisioni Evropian ende nuk e ka kontrolluar nëse është në përputhje me ligjin e BE-së.
Shqetësimet e ligjvënësve varionin nga pornografia tek sulmet kibernetike, standardet e paarritshme të bukurisë dhe natyra tërheqëse e vëmendjes e platformave, të cilat përbëjnë një rrezik të veçantë për të rinjtë./UBTNews/