UBT News

Franca lëshon urdhër arrest për Assadin

Franca ka lëshuar urdhër arrest për presidentin sirian, Bashar al-Assad mbi pretendimet për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve në Siri, të cilat janë të ndaluara, i tha një burim gjyqësor CNN-it të mërkurën.

Sipas burimit, dy gjyqtarë hetues lëshuan të martën katër urdhër arreste kundër Assadit, vëllait të tij Maher al-Assad dhe dy zyrtarëve të tjerë të lartë, për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.

Anwar al-Bunni, avokat sirian për të drejtat e njeriut dhe themelues i Qendrës Siriane për Studime dhe Kërkime Ligjore, tha për CNN se vendimi është “i paprecedentë”. Besohet se është hera e parë që një shtet lëshon urdhër arrest për krime kundër njerëzimit për një president të një shteti tjetër./UBTNews/

Exit mobile version