Franca ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit për sulmet kimike në vitin 2013.
Burimi gjyqësor i tha AFP-së, se Assad dyshohej gjithashtu për bashkëpunim në krime lufte për sulmet, të fajësuara nga opozita mbi regjimin, që vranë më shumë se 1,400 njerëz pranë Damaskut në gusht 2013.
Urdhër-arrestet ndërkombëtare u lëshuan gjithashtu për vëllain e Asadit, Maherin, shefit de fakto të një njësie elitare ushtarake siriane dhe dy gjeneralëve të forcave të armatosura.
Njësia e gjykatës së Parisit e lidhur me krimet kundër njerëzimit ka hetuar sulmet kimike që nga viti 2021.
Hetimi pasoi një ankesë ligjore të paraqitur nga OJQ-ja Qendra Siriane për Media dhe Liria e Shprehjes (SCM), shoqata e avokatëve Nisma për Drejtësi e Shoqërisë së Hapur (OSJI) dhe Arkivi Sirian, një organ që dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri./UBTNews/