Numri i kërkesave të reja për azil në Gjermani ka pësuar një ulje të dukshme në shkurt, duke u renditur pas Francës dhe Spanjës për herë të parë pas disa muajsh. Sipas të dhënave nga Zyrat e Migracionit të Bashkimit Evropian, Franca ka pasur 13,080 kërkesa për azil, ndërsa Spanja ka regjistruar 12,975 kërkesa. Gjermania ka pasur 12,775 kërkesa, më pak se dy vendet e tjera.
Kjo ulje e kërkesave në Gjermani ka shënuar një ndryshim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara, kur ky vend ka qenë shpesh destinacioni kryesor për azilantët në Evropë. Numri i përgjithshëm i kërkesave për azil në Gjermani për vitin 2024 ishte 250,615, ndërsa Spanja dhe Italia regjistruan gjithsej 166,175 dhe 158,605 kërkesa përkatësisht.
Në mars, kërkesat për azil në Gjermani ranë në 10,647, duke shënuar një rënie prej 19,7% krahasuar me muajin e kaluar dhe një ulje prej 45,3% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo ulje e madhe ka ardhur pas rënies së kërkesave nga emigrantët nga vende si Siria, Afganistani dhe Turqia./UBTNews/