Ambasada e Francës në Islamabad këshilloi shtetasit francezë dhe kompanitë e saj të largohen përkohësisht nga Pakistani për shkak të kërcënimeve serioze ndaj interesave të Francës në këtë shtet.
“Për shkak të kërcënimeve serioze ndaj interesave të Francës në Pakistan, shtetasve francezë dhe kompanive franceze u bëhet thirrje të largohen përkohësisht nga ky shtet”, thotë ambasada përmes një shkrimi.
Mijëra islamikë u përleshën me policinë këtë javë pas arrestimit të Saad Rizvi, udhëheqësit të Tehreek-e-Labbaik Pakistan (TLP), një parti fetare e ekstremit të djathtë.
Udhëheqësi islamik kishte kërcënuar me protesta nëse Pakistani nuk e dëbon ambasadorin francez. Partia fetare kërkoi dëbimin e ambasadorit francez lidhur me karikaturat e Profetit Muhamed të publikuara në Francë vitin e kaluar./UBTNews