UBT News

Franca ka ngrirë 800 milionë euro të biznesmenëve rusë

Franca ka ngrirë pronën e oligarkëve rusë në vlerë rreth 800 milionë euro, tha sot zëdhënësi i qeverisë në Paris, Gabriel Attal.

Sipas Reuters, ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire tha të dielën se Franca deri më tani ka ngrirë rreth 150 milionë euro në llogari bankare private në institucionet financiare franceze dhe 539 milionë euro pasuri të paluajtshme në vend, dhe bëhet fjalë për rreth tridhjetë pasuri të paluajtshme apo apartamente.

Franca ka bllokuar gjithashtu përdorimin e dy jahteve në pronësi ruse me vlerë rreth 150 milionë euro.

Exit mobile version