Francia ka dorëzuar një propozim në Liban që synon të përfundojë luftën mes Hezbollahut dhe Izraelit në kufi, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar zyrtarë anonimë libanezë dhe francezë.
Propozimi, i dorëzuar për zyrtarët e lartë libanezë përfshirë edhe kryeministrin Najib Mikati, synon gjithashtu të zgjidhë një mosmarrëveshje të gjatë kufitare mes Izraelit dhe Libanit, si dhe të sigurojë tërheqjen e njësisë elitare të Hezbollah në 10km (6 milje) larg kufirit Izraelit.
Plani me tre hapa synon të përfundojë një konflikt “që rrezikon të përhapet jashtë kontrollit”, thotë dokumenti.
Tensionet janë të larta mes Izraelit dhe Hamasit, me të dyja palët që shkëmbejnë zjarr rregullisht në kufi që nga data 7 tetor, duke rritur frikën për përhapjen e konfliktit në rajon./UBTNews/