Prokurorët në Marsejë janë duke hetuar rastin pasi një kardinal pranoi se ka kryer akte ‘të dënueshme’ kundër një vajze në vitet 1980.
Prokurorët francezë në Marsejë thanë të martën se kishin hapur një hetim për abuzimin e fëmijëve nga një peshkopi francez, pasi ai rrëfeu publikisht për akte “të dënueshme” kundër një vajze 14-vjeçare në vitet 1980.
Jean-Pierre Ricard, një peshkop në pension i cili u bë kardinal nga Papa Françesku në vitin 2016, u emërua në mesin e 11 klerikëve të lartë që përballen me akuza për abuzim seksual në një njoftim nga kisha katolike franceze të hënën.
Në një mesazh të lexuar në një konferencë peshkopësh, Ricard tha,“35 vjet më parë, kur isha prift, u solla në mënyrë të dënueshme ndaj një vajze 14-vjeçare. Nuk ka dyshim se sjellja ime shkaktoi pasoja serioze dhe jetëgjatë për atë person”.
Veprat më të rënda seksuale në Francë si përdhunimi zakonisht kanë një statut kufizimi prej 30 vjetësh, por periudha për të ngritur akuza mund të zgjatet nëse viktima ishte e mitur në kohën e veprës penale.
Periudha maksimale për akuzat për abuzim seksual të të miturit është zakonisht 20 vjet nga data në të cilën viktima mbush 18 vjeç./UBTNews/