Të enjten, Franca gjobiti platformën TikTok me 5 milionë euro për siç raportohet mangësi që lidhen me cookies, të cilat platforma tha se kishte adresuar tashmë.
Mbikëqyrësi francez për mbrojtjen e të dhënave, CNIL tha se hetimi u bë vetëm për uebsajtin tiktok.com dhe jo për aplikacionin e platformës. Sipas CNIL, për përdoruesit nuk ishte edhe aq i lehtë opsioni që të refuzohen cookies po aq sa ishte i lehtë opsioni që të pranohen ato, edhe pse përmes udhëzimeve të BE-së kërkohej kjo tashmë.
CNIL thotë se përdoruesit e internetit nuk ishin mjaftueshëm të informuar lidhur me përdorimin e cookies nga TikTok-u.
Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, faqet e internetit duhet të kërkojnë qartë pëlqimin paraprak të përdoruesve të internetit për çdo përdorim të cookies – pjesë të vogla të të dhënave të ruajtura gjatë lundrimit në ueb./UBTNews/