Mbikëqyrësi francez i privatësisë tha të enjten se e ka gjobitur gjigantin e teknologjisë amerikane, Microsoft, me 60 milionë euro (64 milionë dollarë) për shfaqjen e skedarëve reklamues për përdoruesit.
Komisioni Kombëtar për Teknologjinë dhe Liritë (CNIL) tha se motori i kërkimit i Microsoft Bing nuk ka krijuar një sistem që ua mundëson përdoruesve të refuzojnë cookie-t po aq thjesht sa i pranojnë.
CNIL tha se gjoba justifikohet pjesërisht për shkak të fitimeve që kompania arrin nga reklamat që gjenerohen në mënyrë indirekte nga të dhënat e mbledhura nëpërmjet cookies.
Kompanisë i janë dhënë tre muaj kohë për të zgjidhur çështjen./UBTNews/