UBT News

Franca, Gjermania dhe Italia i bëjnë thirrje BE-së ta sanksionojë Hamasin

Ministrat e jashtëm të tri vendeve i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të vendosë sanksione ad-hoc kundër Hamasit dhe mbështetësve të tij.

“Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për … propozimin për të miratuar një sërë sanksionesh ad-hoc kundër Hamasit dhe mbështetësve të tij”, thuhet në një letër të shkruar për shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Miratimi i shpejtë i këtyre sanksioneve do të na mundësojë të dërgojmë një mesazh të fuqishëm politik në lidhje me angazhimin e Bashkimit Evropian kundër Hamasit dhe solidaritetin tonë me Izraelin”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version