Vaksinimi për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç nisi të zbatohet sot në Francë.
“Ne po fillojmë nga sot vaksinimin e fëmijëve”, tha ministri i shëndetësisë Olivier Véran për kanalin e lajmeve BFM, “dhe në mëngjes do të jetë kategoria “fëmijët 5-11 vjeç” në platformat për takime”.
“Vaksinimet mund të fillojnë pa vonesë, qendrat janë gati”, shtoi ai.
Rreth 90% e të rriturve francezë janë plotësisht të vaksinuar, si dhe mbi tre të katërtat e fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.
Véran tha se moshave 12 deri në 17 vjeç nuk do t’u ofrohen për momentin doza përforcuese./UBTNews/