Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka shprehur “vendosmërinë e Francës” për të thelluar mbështetjen ndaj Ukrainës në të gjitha sferat.
Në një prononcim i cili u publikua pas takimit të tij me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Le Drian tha se të dy ministrat diskutuan rreth situatës në qytetin port të rrethuar të Mariupolit. Le Drian “përsëriti kërkesën e Francës për lëvizjen e lirë të civilëve dhe qasjen e lirë për ndihma humanitare në Mariupol, si dhe në pjesën tjetër të Ukrainës”, thuhej në deklaratë.
Edhe Franca po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në Gjermani për të diskutuar rreth ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën./UBTNews/