UBT News

Franca e njeh zyrtarisht trajtimin e ujgurëve nga Kina si “gjenocid”

Parlamenti i Francës e denoncoi si “gjenocid” trajtimin e Kinës kundër popullsisë së saj myslimane ujgure, në një rezolutë që rrezikon të tensionojë lidhjet midis Parisit dhe Pekinit dy javë përpara Olimpiadës Dimërore.

Rezoluta e miratuar me 169 vota pro dhe vetëm një kundër, u propozua nga socialistët e opozitës në dhomën e ulët të parlamentit, por u mbështet nga partia Republika në lëvizje (LREM) e Presidentit Emmanuel Macron.

Aty thuhet se Asambleja Kombëtare“njeh zyrtarisht dhunën e ushtruar nga Republika Popullore e Kinës kundër ujgurëve si krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”.

Deputetët francezë thirrën gjithashtu për të duartrokitur refugjatët ujgurë që ishin ftuar të vëzhgonin seancën parlamentare./UBTNews/

Exit mobile version