UBT News

Franca drejt mbylljes

Dy ekonomitë më të zhvilluara të Evropës, Franca dhe Gjermania, kanë marrë masa të reja, derisa vendi po përballet me rritje të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve.

Nga e premta, njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për punë apo arsye shëndetësore.

Presidenti Emmanuel Macron tha se ‘vendi po rrezikohet nga vala e dytë dhe s’ka dyshim se do të jetë më e fuqishme sesa vala e parë’.

Gjermania në anën tjetër po vendos një izolim më pak të ashpër kombëtar. Masat që do të hyjnë në fuqi nga e hëna nuk janë si në Francë, por restorantet, baret, palestrat dhe teatrot do të mbyllen, njoftoi kancelarja Angela Merkel./UBTNews

Exit mobile version