Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se vendi i tij do t’i sigurojë pajisje mbrojtëse Ukrainës, por nuk u bënë të ditura detajet tjera.
Macron njoftoi se Franca do ta mbështesë Ukrainën me një ndihmë buxhetore prej 300 milionë eurosh dhe me material mbrojtës.
Më parë Franca nuk i ka ofruar armë Ukrainës, por vetëm ndihmë humanitare dhe buxhetore, raporton CNN.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski ka apeluar qytetarët të marrin armët kundër trupave ruse./UBTNews/