UBT News

Franca do t’i ‘përforcojë’ pajisjet ushtarake dhe ndihmën humanitare për Ukrainën, thotë Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se Franca do të “përforcojë” ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën gjatë një telefonate me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Macron tha gjithashtu se misioni i ekspertëve francezë po mbledhë prova në lidhje me krimet ruse do të vazhdojë.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Republika Çeke dhe aleatë të tjerë i kanë ofruar Kievit qindra artileri me rreze të gjatë për ta ndihmuar atë të kundërshtojë ofensivën e Moskës në rajonin lindor të Donbasit.

Macron këmbënguli në “dëshirën e tij për të punuar në mënyrë aktive gjatë mandatit të dytë për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Ai përmendi gjithashtu “gatishmërinë e Francës për të kontribuar në një marrëveshje që ofron garanci sigurie për Ukrainën”, tha Elysée./UBTNews/

Exit mobile version