Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 në vend deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm.
Një projektligj për zgjatjen e gjendjes do t’i paraqitet parlamentit francez për votim, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal, shkruan Euronews, transmeton UBT News.
Projektligji aktual i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë do të skadojë më 15 nëntor.
Sipas rregullave të tanishme, qytetarët duhet të përdorin një kartë shëndetësore COVID-19 për të hyrë në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera.
Attal u tha gazetarëve se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmonte Francën të merrej me krizën shëndetësore.
“Ekziston një rrezik i një ringjalljeje të epidemisë këtë dimër”, shtoi Attal. “Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”.
Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 117,000 vdekje./UBTNews/