Franca do të ndalojë përdorimin e aplikacionit për ndarjen e videove, TikTok, në telefonat e punës të nëpunësve civilë, tha ministri i Shërbimit Civil Stanislas Guerini në llogarinë e tij në Twitter.
“Për të garantuar sigurinë kibernetike të administratave dhe nëpunësve tanë civilë, qeveria ka vendosur të ndalojë aplikacionet rekreative si TikTok në telefonat profesionistë të nëpunësve civilë,” tha ai në një deklaratë.
Ai shtoi se për disa javë, disa nga partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Francës kanë miratuar masa për të kufizuar ose ndaluar shkarkimin dhe instalimin e aplikacionit TikTok nga administratat e tyre.
Ai tha se përjashtime mund të jepen për arsye profesionale, siç është komunikimi institucional i një administrate./UBTNews/