Franca dhe Gjermania ‘po kërkojnë qartësi të plotë’ në një raport që pretendon se një nga agjencitë e inteligjencës së Danimarkës ndihmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në spiunimin e disa zyrtarëve të lartë evropianë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ky i fundit deklaroi se “nëse ky informacion është i vërtetë’ përgjatë një samiti franko-gjerman, këto praktika ‘janë të papranueshme’ për partnerët dhe aleatët evropianë.
Mediat daneze raportuan gjatë fundjavës se shërbimi sekret i Danimarkës ndihmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të spiunonte politikanët evropianë, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel nga viti 2012 deri në vitin 2014.
Kancelarja Merkel u pajtua me deklaratën e presidentit Macron se përgjimi mes aleatëve ishte i papranueshëm. Merkel deklaroi se qëndrojnë prapa asaj që ngjarja duhet ndriçuar./UBTNews