UBT News

Franca dhe Australia do të bashkëpunojnë për të prodhuar predha për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sébastien Lecornu, njoftoi të hënën se Franca dhe Australia kanë arritur një marrëveshje për të prodhuar “disa mijëra” predha 155 milimetrash për të ndihmuar Ukrainën.

Lecornu u deklarua pas takimit me homologun e tij australian, Richard Marles, bisedimet e para të përbashkëta të nivelit të lartë qëkur Canberra hoqi dorë nga një marrëveshje e mbrojtjes me Parisin në favor të një lidhjeje me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara dy vjet më parë./UBTNews/

Exit mobile version