UBT News

Franca dënon thirrjen e ministrave izraelitë për ‘emigrimin’ e palestinezëve nga Gaza

Franca i ka cilësuar si “provokuese” deklaratat e bëra nga ministrat izraelitë përmes së cilave bënin thirrje që palestinezët të zhvendoseshin me forcë nga Gaza dhe kolonët hebrenj të kthehen në territorin e rrethuar.

“Franca dënon komentet e ministrit izraelit të financave, Bezalel Smotrich dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme franceze.

Franca i bën thirrje Izraelit të përmbahet nga deklarata të tilla provokuese, të cilat janë të papërgjegjshme dhe nxisin tensione./UBTNews/

Exit mobile version