Ministria e Jashtme franceze ka dënuar sulmet e djeshme të Izraelit në jug të Libanit ku mbeti i vdekur një ushtar.
“Franca është shumë e shqetësuar nga përleshjet e vazhdueshme në kufirin mes Libanit dhe Izraelit. Franca dënon sulmin izraelit që i mori jetën një pjesëtari të forcave të armatosura libaneze dhe u shpreh ngushëllimet e sinqerta të afërmve të viktimës”, tha një zëdhënës në një konferencë për media.
Një ushtar libanez u vra dhe tre të tjerë u plagosën qëkur bombardimet izraelite sulmuan një fshat kufitar në jug të Libanit, njoftoi ushtria libaneze përmes një deklarate.
Ushtria izraelite shprehu “keqardhje për incidentin” dhe tha se po heton sulmin si pasojë e të cilit mbetën të plagosur trupat libaneze./UBTNews/